Sot eshte bere takimi i KMC me nje pjese te anetareve per te nxitur akoma me shume bashkite ne plotesimin e listave ne vijim te VKM.nr 246.dt.19.03.2020, te cilet kane reaguar ne plotesimin e listave dhe dergimin e tyre konform udhezimeve.

Nga DVP jane marre te gjitha masat per garantimin e sigurise publike ne te gjithe territorin e Qarkut, nepermjet postoblloqeve te ngritura ne 15 pika ne bashkepunim me strukturat FNSh, Ushtrise, policive Bashkiake, ku po zbaton urdherat per ndalimin e qarkullimit ne te gjithe territorin e Qarkut. Nga DVP jane marre gjithsejt 33 masa administrative, prej te cilave, 2 masa per thyerje karantine, 11 masa per lokalet, dhe 11 masa per levizje te kembesoreve jashte orarit,

Nga Filiali i Postes Shqiptare, jane shperndare ne banesa deri sot gjithsejt rreth 1029 pensione, prej te cileve ne qytet, 329, ne fshat 700. Nga NJKVSh, vazhdon ndjekja e situates epidemiologjike ne te gjithe territorin e Qarkut per mbikqyrjen e te gjithe individeve te kthyer nga vendet e infektuara, per te respektuar rregullat e vetkarantinimit dhe te distancimit social te qytetareve, zbatimin e regullave nga personelet e sherbimit ndaj popullates, si dhe telefonimin e te semureve kronike per ti asistuar dhe zbatuar rregullat ne shtepi e vijimin e shperndarjes se barnave ne shtepi ndaj pensionisteve mbi moshen 65 vjec. Jemi ne pritje te pergjigjeve te 10 mostrave te derguar ne ISHP.

Nga bashkite ka vijuar puna per plotesimin e listave konform udhezimeve te deleguara si dhe dezinfektimi i rrugeve, trotuareve, lulishteve ambienteve spitalore te cilat behen cdo dite si dhe ofrimin e sherbimeve imediate ndaj komunitetit nepermjet KUZ per riparimin e defekteve, pompave dhe pastrimin e kanaleve.

Nga Bashkia Shkoder jane mbeshtetur me pako ushqimore gjithsejt 102 familje dhe individe ne qytetin Shkoder dhe NjA Guri Zi, Dajc, vazhdon procesi shperndarjes ne NjA Berdice, Velipoje dhe Ana Malit. Vazhdon te ndiqet dhe monitorohet edhe situata e krijuar nga reshjet e debores kryesisht ne zonat malore ne NjA Shale, Shosh ne Bashkine Shkoder, dhe bashkite Puke dhe Fushe Arrez per mbajtjen hapur te gjitha akseve nacionale.