
Në çdo shtëpi, në çdo bisedë, ndjejmë të njëjtën thirrje: ndryshim, dinjitet, përfaqësim të vërtetë.
Banorët e Gurit të Zi flasin qartë:
Investime të pakta
Shërbime publike të dobëta
Vëmendje selektive dhe harresë nga pushteti
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM) ofrojnë një alternativë të drejtë dhe konkrete:
Infrastruktura dhe shërbime për të gjithë
Legalizim e certifikim pronash pa vonesa
Mbështetje për bujqësinë dhe ekonominë familjare
Përfaqësues që janë pranë qytetarit – jo veç në fushatë
Guri i Zi ka zë dhe dinjitet – dhe këtë herë nuk do të neglizhohet.