Në çdo biznes të Parrucës e Xhabisë ku trokitëm panorama ishte e njëjtë: tregtarë të mbingarkuar me taksa, sipërmarrës të vegjël, gra e burra që mezi e mbajnë biznesin gjallë përballë një shteti që vetëm i rëndon, por nuk i ndihmon.

Me ta folëm për programin konkret të Partisë Demokratike për sipërmarrjen:

• Zero taksa për biznesin e vogël deri në 18 milionë lekë në vit.

• TVSH e ulur në 15%.

• Energjia elektrike për bizneset vetëm 6 lekë/kWh.

• Mbështetje për gratë dhe të rinjtë që hapin një biznes.

• Kredi të buta dhe grante për të rikthyerit nga emigracioni.

Shkodra Madhështore ndërtohet veç me punë të ndershme dhe me një qeveri në shërbim të qytetarëve të saj. ✌🏻

#shqiperiamadheshtore#shkodramadheshtore#voto1