Duke filluar nga dita e nesërme orari i lëvizjes për qytetarët do të ndryshojë dhe nuk do të jetë më në dy fasha kohore.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se duke filluar nga dita e nesërme orari i lëvizjes do të jetë nga ora 05 00 deri në orën 13 00 Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.
Ndërkohë Rama ka njoftuar se për sa i përket fundjavës duke filluar nga dita e nesërme orën 13 00 gjatë gjithë ditës së diel, deri të hënën në orën 05 00 do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!
Postimi i plotë i Ramës Nga nesër regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror!
Thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05 00 13 00 Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.
Nga nesër në orën 13 00, gjatë gjithë ditës së diel, deri të hënën në orën 05 00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!
Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat shkruan Rama.