Gjatë ditës së djeshme me një gjysmë-batutë, Edi Rama tha se në rast të një skenari për përmbysjen e botës në planin ekonomik, ai kishte marrë garanci se do të ndihmohej nga presidenti i Turqisë Erdogan.

Por kjo deklaratë e Ramës duket të jetë e pavend, në një kohë kur Shqipëria ka resurve të jashtëzakonshme sa i takon Bujqësisë, edhe pse prej vitesh ky sektor është lënë pas dore, dhe është mbivendosur nga mania për të ndërtuar kulla e për të hedhur beton në çdo hapësirë të mundshme.

Ka qenë akademiku Artan Fuga ai që pëmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se vetëm tani duhet vendosur gishti kokës, dhe duhet kaluar vëmendja pikërisht te bujku dhe fermeri.

Siç shprehet Fuga, shqiptarët edhe në kohët e tyre më të këqija nuk e kanë shtrirë dorën te askush për të kërkuar bukë, dhe kjo as nuk duhet dhe as nuk mund të ndodhë në kohët që flasim.