Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.

Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06 00 10 00 dhe 16 00 18 00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10 00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.