Ndërsa Italia është e mbërthyer nga ko.ron.avirusi, një grua shqiptare po bën xhiron e mediave italiane. Bëhet fjalë për Hatixhe Hallullin, mama të tre fëmijëve të cilën e thërrasin Tixhe.

Ajo gatuan fokaçe dhe ëmbëlsira për urgjencën e spitalit në Florenzuola. Për shkak të CO.VID 19 urgjenca është e mbyllur nga të dy krahët, ndërsa brenda ndodhen 50 shtretër për kurimin e personave me ko.rona.virus. Tixhja u ka ofruar drekën mjekëve, infermierëve dhe pastruesve të urgjencës, të cilët janë duke luftuar me ko.ron.avirusin. Dëshironte që gjesti i saj të mbetej anonim. I kërkojmë falje nëse do të marrë falenderime publike. Na ka sjellë këtu aromën e shtëpisë shprehet stafi i urgjencës.

Italia është vendi i dytë në botë pas Kinës me numrin më të lartë të personave me ko.ronavirus dhe i pari në Europë.