Kryeministri Edi Rama, u përgjigj sot nëse sistemi ynë shëndetësor, mund të përballojë një situatë, të tillë nëse virusi do të përhapet gjerësisht në vendin tonë. Ja si u përgjigj ai

Çdo sistem shëndetësor në botë, janë të sfiduar rëndë në këtë situatë. Askush nuk ka sigurinë se mund t’ia dalë duke e vendosur sëmundjen përballë vetëm me sistemin.

Ndaj të gjithë mes virusit dhe vijës së parë të mbrojtjes kanë vendosur popullin. Është populli që duhet të garantojë që përmes masave dhe zbatimit të tyre ta bëjë avancimin e virusit shumë më të ngadaltë. Virusi do hapet kudo dhe do bëjë të vetën por ajo që është e rëndësishme përhapja e virusit me shpejtësi apo me ngadalë u shpreh Rama.