Kryetari i Shoqatës Biznesi për Biznes , Sokol Kolgjini në një intervistë për Fax News foli në lidhje me situatën e krijuar për biznesin në vend pas masave drastike nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kolgjini deklaroi se një pjesë e biznesit të vogël dhe të mesëm rrezikon të falimentojë, si pasojë e këtyre masave, ndërkohë që shtoi se efektet do të shikohen pas përfundimit të kësaj krize që po perballet vendi.

Impakti i parë në biznes është mbyllja, efektet do ti shohim më pas. Sa më të vogla të jenë rezervat kapitale, aq më të rrezikuar do të jenë për falimentim bizneset e vogla dhe të mesme. Ky është problemi më i madh, pas kalimit të kësaj krize. Ne do të përballemi me këtë krizë financiare sepse është e pa shmangshme.

Problemi është se sa të gatshëm jemi ne për tu përballur me këtë krizë Bizneset tona nuk kanë rezerva të mjaftueshme do të jenë të rrezikuar për falimentim. Do të ketë probleme me likujditetin e firmave për mallrat dhe probleme me pagat, me pagesat e punëtorëve.

Sa mund ti ndihmojë qeveria? Balancimi i masave bllokuese, me masa lehtësuese. Heqja dorë nga vënia e gjobave dhe krijimi një klimë lehtësuese. Pra përcaktimii rregullave të arsyeshme dhe strikte. Balancimit të masave ndaluese me masat lehtësuese. Duhet një balancë midis masave strikte.

Biznesit duhet ti ofrojë së paku për dy muaj shtyrja e detyrimeve tatimore dhe bankare, në varësi të situatës. Është e detyrueshme që për biznesin e vogël dhe të mesëm të përjashtohet nga tatim fitimi e së paku për dy muaj, në varësi të situatës.

Së treti rimbursimi i pagave për 2 muaj, në skemën e sigurimeve shoqërore. Në rastin konkret punonjësi nuk mund të vijë në punë, kështu që qeveria duhet ta rimbursojë. Të gjitha këto paga duhet të rimbursohen nga sigurimet.

Masa e fundit qeveria duhet të bëjë një studim, duhet studiuar injektimi i shumave monetare në treg. Kjo i shërben rritje së biznesit që biznesi të ketë mundësi të marrë veten, kjo bëhet pas një studimi pas përfudnimit të situatës. tha Kolgjini.