Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij pati dhe një përgjigje për opozitën, e cila kërkon që qeveria të lëshojë fonte për përballimin e situatës së koronavirusit. Kreu i qeverisë gjatë deklaratës tha se opozita nuk ka asnjë në dorë, ndaj premton se mund të japë dhe nënën e babanë.
“Kam dëgjuar kohët e fundit kaq miliard do japë Amerika dhe kaq Gjermania, nga ata që nuk kanë asgjë në dorë dhe që e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë. Ata jua kam lënë juve ti gjykoni sot dhe të mos i harroni nesër, për të gjitha çudirat që ju thonë, pa pasur asgjë në dorë dhe asnjë minimum ndërgjegjeje, në këtë luftë ku nuk bëhet politikë mes partive, por zhvillohet një betejë pëllëmbë për pëllëmbë, mes një populli të tërë dhe një armiku të padukshëm që i kanoset të dashurve tonë, më të moshuarve dhe më të dobëtëve fizikisht” ishte kjo një pjesë e deklaratës së Ramës.