Koronavirusi nuk po kursen askënd, përgjatë këtyre ditëve në mediat e huaja kanë raportuar që politikanë, artistë, këngëtarë madje edhe mjekë kanë rezultuar me koronavirus.

Së fundmi mediat italiane kanë shkruar se një mjek nga Bergamo i cili rezultoi me COVID19 të enjten që lamë pas, ditën e dielë ka vdekur duke mos i bërë ballë këtij virusi vdekjeprurës.

Bëhet fjalë për 47 vjeçarin Diego Bianco, një ndër mjekët që punoi për shërbimin e urgjencës italiane, vdiq të dielën, në shtëpinë e tij në Montello. Ai ka lënë pas gruan e tij dhe djalin e tyre tetë vjeçar.

Por fakti që Diego mund të jetë infektuar ishte puna e tij në një nga spitalet e Lombardisë.

Ndërkohë mësohet se gruaja e tij ka komunikuar për herë të fundit me mjekun ku ai i kishte thënë se ndihej mirë, por pas disa orësh ajo e kishte gjetur të vdekur në shtëpi.

Në mediat italiane shkruhej se çifti kishte nisur të flinte në dhoma të ndara që prej momentit kur mjeku kishte nisur të shfaqte simptomat e para.

Maruska Capoferri, bashkëshortja e tij tregon se Diego i kishte thënë asaj një natë para se të vdiste: Mund të shkosh të flemë, e dashur, nuk do të vdes. Unë vetëm duhet të gjej një pozicion të rehatshëm për të fjetur.

Pse, a mendon se do të vdesësh? i kishte thënë ajo. Asnjëri prej tyre nuk besonte se do ndodhte në të vërtetë kjo, por fuqia e koronavirusit tregoi të kundërtën