Pas masës drastike që prezantoi kryeministri Edi Rama ku pas orës 18 00 do të ndalohet lëvizja e këmbësorëve, vjen një reagim nga nënkryetari i PDsë Edi Paloka.

Përmes një reagimi në Facebook Paloka e cilëson Ramën qesharak e të mërzitshëm. Sipas Palokës, dalja paradite dhe karantinë mbasdite, është tallje e dhimbshme për jetën e shqiptarëve.

Po ashtu demokrati theksoi se koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Paloka theksoi se zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit.

foto galeri
foto galeri