Informacion i datës 16 mars 2020, ora 18:00
Ju informojmë mbi situatën në territorin e Qarkut Shkoder.
Zyrtarisht nuk raportohet për asnjë rast me Covid-19 në Qarkun Shkoder. Ka vijuar veprimtaria e strukturave për ndalimin e qarkullimit të automjeteve por edhe kufizimin e lëvizjes së këmbësorëve kryesisht në zonën e Liqenit të Shkodres, nëpërmjet postoblloqeve bashkëpunuese të DVP, FNSH, Repartit të Ushtrise Vau-Dejës 1010 dhe Policisë Bashkiake, të cilët kanë kufizuar edhe qendrimin e njerezve në lulishtet e qytetit.
Nga Inspektoriati Shtetësor Shëndetsore janë ushtruar kontrolle dhe inspektime në territoret e pesë bashkive në 84 bar-restorante që rezultuan të mbyllura, në 23 furra buke për të parë respektimin e rregullave të sigurisë ushqimore, në 38 markete ku u konstatua se zbatoheshin rregullat e higjenes dhe në 5 fabrika-fasonerie të cilat ishin të mbyllura. Komisioni Mbrojtjes Civile –Qarku Shkoder, ka koordinuar veprimtarine e të gjithë strukturave duke kërkuar me këmbengulje zbatimin e masave në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.3.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid19” si dhe urdhërin nr.168/1 datë 15.03.2020 të Ministrisë së Shëndetsisë, si dhe të gjithë masave që janë marrë për të parandaluar sa më shumë të jetë e mundur shpendarjen e infeksionit nga COVID-19, duke rritur përqëndrimin e strukturave dhe inspektoriateve tek disiplinimi dhe zbatimi i rregullave të higjenes dhe tregtise në tregjet e hapura, të cilat nëse nuk i zbatojne do të mbyllen.
Njëkohesisht është kërkuar që të parandalohen levizjet e mjeteve të komunitetit Romë dhe Egjiptian vend e pa vend si burim infeksioni. Janë deleguar detyra konkrete për zbatimin e urdhërit të Kryeministrit për ndalimin e qarkullimit te kembesoreve pas orës 18.00. Situata po monitorohet dhe koordinohet duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat anëtare të Komisionit të Mbrojtjes Civile-Qarku Shkoder në të gjithë territorin.