Ish deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndocaj në një reagim në rrjetet e tij sociale ka reaguar i indinjuar për mënyrën sesi kryeministri po e menaxhon gjendjen që po kalon vendi për shkak për përhapjes së koronavirusit.

Ndocaj i kërkon kryeministrit Edi Rama të dalë në terren ndërkohë që ngre dyshime nëse mund të jetë i infektuar nga koronavirusi.

Pashë kryeministrin që kishte dalë live duke bezdis njerëzit. O psikopat dil dhe bëj detyrën që ke ble se nuk të ka dhënë kush vota këto 4 vite. Dil dhe bëj detyrën tënde. Jo të heqësh mjekët nga puna

Apo je i smurë me koronavirus dhe nuk mund të dalësh. Ose më mirë sepse i sëmure je gjithmonë, je me kartelë. Del aty si pallosh dhe tall njerëzit idiot! shprehet Ndocaj.