Pas mbylljes së kufinjve 20 shtetas shqiptarë kanë ardhur në këmbë nga Hani i Hotit në Shkodër, ku kanë ngelur në vend numëro pasi askush nuk i lejon të shkojnë në banesat e tyre në Tiranë.

Ata kanë shkuar pranë Komisariatit të Policisë Shkodër por nuk jane pajisur me autorizim. 20 shtetasit shqiptarë kanë kaluar ne doganen e Hanit të Hotit pasi janë njoftuar se mbyllet kufiri. Prej 15 ditësh ata kanë qenë në Malin e Zi ku punojnë si punonjës krahu. Ata i bëjnë apel shtetit që ti lejojë të shkojnë në banesat e tyre në Tiranë.

“Ne kemi qenë në punë në Mal të Zi. Kemi shkuar në Doganën e Murriqanit, nuk na kanë pranuar. Në Han të Hotit na kanë thënë ecni në këmbë. Kemi ecur 4 orë. Duam të ikim tek shtëpia në Tiranë. Tek policia nuk na kanë dhënë asnjë zgjidhje” shprehet njëri prej tyre.