Kryeministri Edi Rama në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e perhapjes së koronavirusit ku është ndaluar qarkullimi i makinave të vogla ka dhënë zbuluar si do të vijojë lëvizja ditën e hënë.

Rama bën me dije se kushdo që punon do të lëvizë me dy orare. Qarkullimi me automjete do të bëhet deri në orën 08:00 të mëngjesit, dhe në orët e pasdites qarkullimi do të vijojë nga ora 16:00-17:00.

Kryeministri Rama ne FB:
SAPO KEMI MBARUAR KONSULTIMET E QEVERISË NË DISTANCË!

TË GJITHË ATA QË DITËN E HËNË DHE NË VIJIM DO TË JENË TË ANGAZHUAR PËR PUNË, NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT, DO TË MUND TË QARKULLOJNË ME AUTOMJETE VETËM DERI NË ORËN 08.00 TË MËNGJESIT DHE NGA ORA 16.00 DERI NË ORËN 17.00 TË PASDITES

QARKULLIMI I AUTOMJETEVE QË NUK JANË PJESË E SHËRBIMEVE SHTETËRORE NË LËVIZJE APO SHËRBIMEVE PRIVATE QË E KANË TË DOMOSDOSHME LËVIZJEN, DO TË JETË E NDALUAR RREPTËSISHT PËR ÇDO AUTOMJET TJETËR JASHTË FASHAVE TË LEJUARA PËR VAJTJA/ARDHJE NË PUNË

SHKELJA E REGJIMIT TË QARKULLIMIT TË IMPONUAR NGA KUSHTET E LUFTËS ME ARMIKUN E PADUKSHËM QË KËRKON PENGJE NË FAMILJET TONA, DO TË NDËSHKOHET ME HEQJEN E PATENTËS SË DREJTIMIT PER 3 VJET DHE SEKUESTRIMIN E AUTOMJETIT!

QEVERIA DO TË PUBLIKOJË NESËR AKTIN – NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA ADMINISTRATIVE QË DO TË HYJNË NË FUQI MENJËHERË, DERI NË PËRFUNDIMIN E KËSAJ LUFTE PËR TË MBROJTUR SA MË FORT JETËN E ÇDO SHQIPTARI

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!