Në një kohë kur izolimi dhe higjiena janë mënyrat më efikase për të luftuar koronavirusin, nuk duhet harruar se mjetet me të cilat kemi të bëjmë, duhet t’i mbajmë sa më pastër.

Një ndër to janë telefonat celularë, por si ti pastrojmë ata në mënyrën e duhur? Doktoresha, Lina Çiriç, mikrobiologe e një universiteti në Londër. na këshillon si më poshtë:

Fillimisht telefoni duhet fikur, zbërthyer nga kasat mbrojtëse e më pas nëpërmjet një rrobe të hollë që përmban ujë dhe sapun të lëngshëm, mund të pastrohet në pjesën para dhe pas të aparatit. Apikimi i menjëhershëm mbi ekran i solucioneve që përmbajnë kimikate dhe alkool e dëmton ekranin.

Duhet patur kujdes që gjatë pastrimit, uji të mos futet në portat hapëse të celularit pasi edhe telefonat të cilët i rezistojnë ujin, mund të humbasin vetinë mbrojtëse.

Pastrimi i kasave mbrojtëse është po aq i rëndësishëm. Procesi i tharjes kryhet thjeshtë, mjafton të përdorni një rrobë të thatë. Pjesa e kamerës e cila kërkon më shumë kujdes, mund të pastrohet nëpërmjet një kunje me pambuk për mos dëmtuar lentën.

Personat të cilët zotërojnë celularë Apple, mund të përdorin edhe fshirëset e syzeve që përmbajnë 70 përqind alkool.

Mos harroni, sa herë që telefoni do të preket nga duart do të marrë baktere ndaj nëse duart nuk lahen shpesh gjatë ditës, procesi nuk ka vlerë.