Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur që të merret me punët e shtëpisë, në këtë ditë aspak të zakonshme të Verës. Teksa ka publikuar një foto ku shfaqet duke hekurosur këmishat, Kryemadhi apelon qytetarët që të qendrojnë në shtëpitë e tyre.
Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.
Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.
Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim.