Në më pak se 12 orë nga masa e dhënë për ndalimqarkullimi vetëm në qytetin e Tiranës Policia ka bllokuar 25 mjete dhe ka pezulluar 112 leje drejtimi ose patenta të shoferëve të ‘pabindur’
Këta drejtues kanë thyer urdhrin e ndalimit të qarkullimit në kuadër të masave shtrënguese për parandalimin e koronavirusit dhe kanë lëvizur me mjetet e tyre pa autorizim dhe se nuk kanë qenë lëvizje të nevojshme.
Ndëshkimi për këdo që thyen urdhrin është mase administrative nga 1 4 mijë lekë ose heqje patente deri 6 muaj. Vetëm për Tiranën është ndërmarrë pezullim leje për 122 persona dhe 25 makina janë bllokuar, pasi kanë qenë të shumtë drejtuesit që kanë kundërshtuar gjobën me pretendimin se po lëviznin për punë, por mjetet e tyre nuk kanë qenë të akredituara siç është kërkuar nga qeveria.
Në 25 raste policia u ka bllokuar makinë në vend dhe i kanë lënë drejtuesit të ikin në këmbë në shtëpi