Myftiu i Shkodres, Imam Muhamed Sytari, ka percjelle nje mesazh per te gjithe besimtaret nepermjet rrjeteve sociale pas mbylljes se xhamive per shkak te perhapjes se coronavirusit ne Shqiperi.

Ne mesazhin e tij Myftiu Sytari ka vendosur theksin tek ndergjegjesimi, tek besimi dhe pastertia.

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, u ndal tek shpjegimi i disa prej teksteve kur’anore dhe haditheve të shumta, që lidhen me pastërtinë, nxitjen e saj dhe faktin madhor, se Islami është fé e pastërtisë në çdo drejtim.

“Resulull llahu (a.s.) i mësoi sahabët e tij dhe muslimanët deri në kijamet se pastërtia është gjysma e besimit.

Ai i mësoi ata të pastrohen pesë herë në ditë, duke nisur me larjen e duarve, shpërlarjen e gojës, gargarat me ujë, pastrimin e kanaleve të hundës poashtu, larjen e fytyrës, krahëve, fërkimin me dorë të lagur të kokës e larjen e këmbëve!

I obligoi për pastrimin e gojës dhe dhëmbëve poashtu. I mësoi gusulin, larjen e përgjithshme, që nuk lidhet me ditë e natë.

I mësoi larjen e duarve para ushqimit, pas ushqimit, ngrënien me kafshata të vogla, të ushqyerit dhe pijen në pozicion ulur dhe me tre hurtha.

I mësoi synetimin e djemve që në ditën e shtatë, pas lindjes, heqjen e flokëve të parë. Subhanallah, veç pastërti.

Na janë ndaluar ushqimet dhe pijet e dëmshme, si: derri, kafshët grabitqare, etj sikurse jemi urdhëruar të distancohemi nga çdo pije alkoolike!

Sepse në Islam, ne jemi urdhëruar dhe brumosur të jetojmë pastër dhe shëndetshëm!” tha ndër të tjera Myftiu

VIDEO LIVE // Mesazhi i xhumasë nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari

VIDEO LIVE // Mesazhi i xhumasë nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari

Posted by EeTimes.al on Friday, March 13, 2020