Pas pezullimit të fluturimeve me Italinë, nesër në orën 10 00 do të mbyllet kufiri me Greqinë.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama që sqaroi se duke nisur nga nesër do të mbyllet hyrje-daljet me vendin fqinj përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus.

“Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus! Frikë aspak, kujdes po!” shkruan Rama.