Ministria e Shëndetësisë njofton se është urdhëruar mbyllja e të gjitha kafeneve, restoranteve, lokaleve e fast foodeve, në mbarë vendin deri më 3 prill.

Në urdhrin e Ministrisë, sqarohet se përjashtohet nga ky vendim vetëm shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.