Mjeku Italian Daniele Macchini, mjek në spitalin e Bergamos duke parë që njerëzit nuk po ndërgjegjësohen, dhe për të ndihmuar vendet e tjera që po preken ai ka treguar në një shkrim situaten e vërtetë pa e zukuruar:
“Pasi mendova gjate nese e cfare te shkruaj rreth asaj qe po na ndodh, kuptova qe HESHTJA ishte papergjegjshmeri. Prandaj do mundohem t’i transmetoj te gjithe njerezve “larg” realitetit tone, cfare po perjetojme ne Bergamo(prane Milano-s) gjate ketyre diteve nga epidemia COVID-19. E kuptoj nevojen per te mos krijuar panik, por kur mesazhi i RREZIKUT rreth kesaj qe po ndodh nuk i ka arritur sic duhet njerezve, dridhem.
Kuptoj edhe rendesine e demit ekonomik qe shkakton kjo situate. Pas epidemise, drama do te jete ringritja. Por personalisht konsideroj me te rendesishem demin shendetsor i cili rrezikon te shtrihet ne te gjithe vendin.
Une vete shikoja me habi riorganizimin e te gjithe spitalit ne javen e kaluar, kur armiku yne aktual ishte akoma ne hije: repartet “u zbrazen” ngadale, njesite e terapise intensive te liruara per te krijuar sa me shume shtreter te ishte e mundur. I gjithe ky shnderrim i shpejte solli ne korridoret e spitalit nje atmosfere heshtjeje surreale dhe zbrazetie qe ne ende nuk e kuptonim, duke pritur nje lufte qe nuk kishte filluar akoma dhe qe shume (perfshire edhe mua) nuk ishin aq te sigurt se do te vinte kaq eger.
Tani, te thuash qe situata eshte dramatike, eshte pak. Lufta ka shperthyer dhe beteja eshte e panderprere dite e nate. Njeri pas tjetrit pacientet fatkeq vijne ne urgjence. Tanime te gjithe repartet qe ishin boshatisur mbushen nje nga nje me nje shpejtesi impresionuese. Cdo gje kane pervecse komplikacione te nje gripi te thjeshte. BOLL THAME QE ESHTE NJE GRIP I KEQ! Kane ndjekur te gjitha udhezimet e dhena, 7-10 dite mbyllur ne shtepi me temperature, pa dalur qe te mos rrezikonin perhapjen e virusit te te tjere, por tani nuk po ia dalin dot me. Kane veshtiresi ne frymemarrje, kane nevoje per oksigjen.Kudo kemi diagnozen e mallkuar; “Polmonit Intersticial Bilateral.”
Me thoni tani, cili virus gripal shkakton nje drame kaq te shpejte?
Ne GRIPIN KLASIK, perveç infektimit te shume me pak njerezve e ne nje hark kohor me te shtrire, rastet mund te komplikohen me rralle; vetem kur virusi, duke shkaterruar barrierat mbrojtese te rrugeve tona ajrore, ben te mundur qe bakteret qe gjenden normalisht ne rruget e siperme te frymemarrjes te pushtojne bronket dhe mushkerite, duke shkaktuar raste me te renda.
COVID-19 shkakton nje grip banal ne shume te rinj, por ne shume njerez te moshuar dhe jo vetem nje SARS te vertete sepse arrin direkt ne alveolat e mushkerive dhe i infekton duke i bere ata te paafte per te kryer funksionin e tyre. INSUFICIENCA RESPIRATORE qe rezulton eshte shpesh serioze dhe pas disa ditesh ne spital, soministrimi ne repart i oksigjenit te thjeshte mund te mos jete i mjaftueshem per pacientin.
Me falni, por mua si mjek nuk me qeteson aspak fakti qe me te predispozuarit per komplikacione jane kryesisht te moshuarit me semundje bashkeshoqeruese. Mosha e trete perben shumicen ne popullsine tone SIC EDHE NE SHQIPERI dhe rralle gjen dike mbi 65 vjeç qe nuk merr te pakten tableten per tensionin apo diabetin.
Gjithashtu, nuk eshte per t’u nenvlersuar ne moshat e reja. Ju siguroj qe kur te shihni mosha te reja qe jane shtruar ne terapi intensive te intubuar apo ne Ecmo aparature per rastet me te renda, qe nxjerr gjakun e rioksigjenon dhe e rifut ne trup, ne pritjen me shpresen qe trupi te riparoje vete mushkerite) e gjithe kjo QETESI e SIGURI per moshen e re do ju kaloje. E nderkohe ka njerez qe ne rrjetet sociale mburren e thone qe skane frike dhe injorojne e nuk zbatojne rregullat
Medikamentet jane te pakta. Terapite antivirale per kete virus jane eksperimentale, dite pas dite mesojme dicka me shume rreth ketij virusi dhe si sillet ai. Dekursi i semundjes varet nga organizmi jone. Mjeket mund te nderhyjne vetem per te ofruar terapi suporti, kur pacienti s’ia del dot vete. Praktikisht shpresohet qe organizmi jone ta zhduke vete virusin.
TE NDENJURIT NE SHTEPI DERI NE PERKEQSIM TE SIMPTOMAVE NUK NDIKON NE PROGNOZEN E SEMUNDJES!
Nuk ekzistojne me kirurge, urologe, ortopede, jemi te gjithe thjeshte MJEKE, qe papritur behen pjese te nje skuadre te vetme per t’i bere balle ketij Cunami.
Ato reparte qe me pare dukeshin si fantazma, jane te mbingopura, te gatshme te perpiqen te japin me te miren per te semuret, por te rraskapitur. Stafi eshte i rraskapitur. Shoh lodhje ne fytyra te atyre qe nuk e dinin me pare cdo te thoshte lodhje, pavaresisht mbingarkeses se punes qe gjithmone kane pasur. Kam pare nje solidarizim te madh. Mjeke qe levizin shtreter dhe transferojne paciente, soministrojne terapi ne vend te infermiereve. Infermiere me lot ne sy sepse nuk mund ti shpetojme te gjithe dhe shenjat jetesore te disa pacienteve zbulojne nje fat qe tashme eshte shenuar.
Jeta shoqerore eshte pezulluar per ne. Per gati 2 jave jam ndare vullnetarisht, dhe ju siguroj se kam bere gjithnje te mundur qe ta shoh djalin tim edhe ne ditet e turnit te nates. Nuk takoj as djalin dhe as anetaret e familjes sime nga frika se mos i infektoj.
Pra, beni durim e mos shkoni ne teater, muze apo palester. Mundohuni te kini meshire per nje mori te moshuarish qe mund t’i shfarosnim.
NUK ESHTE FAJI JUAJ,POR I ATYRE QE MUNDOHEN T’JU BINDIN QE PO E EKZAGJERONI DHE MADJE KJO DESHMI MUND TE DUKET NJE EKZAGJERIM PER ATA QE JANE LARG NGA EPIDEMIA, POR JU LUTEM, NA DEGJONI!
DILNI NGA SHTEPIA VETEM PER GJERA TE DOMOSDOSHME. Mos shkoni masivisht ne supermarkete: eshte gjeja me e keqe sepse rreziku i kontakteve me personat e infektuar qe nuk e dine se jane, eshte shume i larte. Ndoshta, nese keni nje maske vendoseni. TE MOSHUARIT TE QENDROJNE NE SHTEPI. Pazarin bejani ju e dergojani ne shtepi.
Ndersa ne mjeket nuk kemi alternative. Une dhe shume kolege te tjere sigurisht qe jemi te ekspozuar pavaresisht nga te gjitha mjetet mbrojtese qe kemi. Disa prej nesh, tashme jane infektuar pavaresisht ndjekjes se protokolleve.
Disa kolege te infektuar, kane infektuar anetare te familjes dhe disa prej anetareve te familjes se tyre tashme luftojne midis jetes dhe vdekjes. Ne jemi perdite aty ku frika mund tju beje te qendroni larg. Kjo eshte puna jone. Madje kjo qe po bej keto jave nuk eshte ekzaktesisht ajo me te cilen merem zakonisht, por e bej gjithsesi me kenaqesi per sa kohe ka qellimin e njejte te mundohemi te sherojme nje te semure apo te lehtesojme shqetesimet e dhimbjet dikujt qe fatkeqsisht nuk mund te sherohet.