Analisiti Fatos Lubonja, është vetëkarantinuar në shtëpi pasi dy javë më përpara ka vizituar Italinë dteksa nuk dihet nëse ai i është bindur urdhërit të qeverisë apo ka qenë zgjedhje e tij e lirë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Sokol Balla i cili po i drejtonte pyetje drejtorit të Urgjencës Kombëtare, në lidhje me deklaratat e Ramës, tregoi edhe rastin e Lubonjës.

“Nga fjala e kryeministrit paradite dhe sot në mbrëmje, unë kam dhe ndonjë pyetje. Ka shumë njerëz që nuk e kanë të qartë si funksionon vetëkarantinimi që e kanë kërkuar autoritetet. Si vlen karantinimi. Pra çdo njeri që ka qenë jashtë kur dhe është kthyer kur? Nuk besoj që Fatosi do ma marri për keq që po ia përdor rastin e tij. Zoti Lubonja i cili është kthyer para 13-14 ditësh nga Italia është mbyllur në shtëpi dhe kërkon të dijë si është e vërteta” tha Balla.