Kryeministri Edi Rama, në një lidhje live në emisionin “Opinion” është shprehur gjitha modesti se shqiptarët ishin me fat që në këtë kohë kishin në shërbim kabinetin e tij.
Në fjalën e tij, Rama nuk ngurroi të theksonte faktin se që prej shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri, edhe pse ishte i mbyllur, qëndronte pa gjumë.
“Për tërmetin nuk flija gjumë e rrija rrugëve, tani jam i mbyllur por prapë nuk fle gjumë. Ta keni shumë të qartë se keni fat që na keni ne si qeveri në këtë fazë. As unë dhe askush nuk duhet të ketë frikë, por nuk duhet të jemi të pakujdesshëm. Trimëria më këtë virus është marrëzi dhe kthehet pastaj në fajësi” tha Rama.