Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryetarit të opozitës Lulzim Basha që të heqë dorë nga deklaratat dhe denoncimet televizive dhe të bëhet një me qeverinë për të luftuar koronavirusin.

Në një lidhje me studion e OPINION, Rama foli edhe për maskat e skaduara. Sipas tij edhe Spanja e Kanadaja kanë shpërndarë maska të skaduara.

“Nuk është koha për task-forca opozitare, platforma opozitare. Është koha për të qene një. Një opozitë e përgjegjshme, është një opozitë që nuk del në televizor, por shkon në kanalin e duhur, që është komunikimi institucional dhe jep propozimet. Kanadaja dhe Spanja kanë shpërndarë masivisht maskat e skaduara. Është njësoj si skadenca e parfumit, mund të përdoren prapë. Në kohë luftë kërkohë përgjegjshmëri” tha Rama.