Kryeministri Edi Rama e quajti koronavirusin një “armik të panjohur” dhe për këtë arsye kërkoi nga gjithsecili respektimin e masave të vendosura nga autoritetet.
Duke filluar nga nesër, nëse identifikohet një person që ka qenë në zonat e kuqe të prekura nga koronavirusi, do të gjobitet me 5 mijë euro, pasi si rregull ata duhet të jenë në vetëkarantinë në shtëpi dhe të kufizojnë lëvizjet.
Në një komunikim publik ‘live’ nga rrjeti social Facebook, të cilin e nisi dhe e mbylli duke larë duart, Rama tha se nëse kapet me shkelje një qytetar, jo vetëm do të gjobitet me 5 mijë euro gjobë, por edhe pas kalimit të situatës me koronavirusin do ti ndalohet udhëtimi jashtë Shqipërisë.
©Copyright Gazeta SHQIP