Ministria e Brendshme ka publikuar një plan masash të reja prej 4 pikash në lidhje me koronavirusin bdërsa mes tyre bëhet me dije se është pezulluar puna nëpër zyrat e aplikimit për dokumente biometrike dhe pritja e qytetarëve në ZSHQ, përjashtuar kallëzimet në Polici.

Masat për parandalimin e COVID-19 Pezullohen aplikimet për dokumente biometrike dhe pritja e qytetarëve në ZSHQ, përjashto kallëzimet në Polici

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID 19, Ministria e Brendshme njofton

Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë.

Përjashtohen nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimeve që qytetarët bëjnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Sugjerohet edhe në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim.

Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital! Pezullohet aplikimi i qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta deri në datë 03 04 2020.

Të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse. Për shërbime online drejtohu tek e albania.

Ministria e Brendshme siguron qytetarët se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme për sigurinë e përbashkët.