Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë do të kallëzojnë penalisht ditën e nesërme ish kryeministrin Sali Berisha, me akuzën të shpërndarjeve të informacioneve të rreme me anë të imazheve dhe videoja të montuara me qëllim përhapjen e panikut lidhur me koronavirusi. Kallëzimi penal do të depozitohen ditën e nesërme në Prokurorinë e Tiranës. Sipas këtyre deputetëve, Berisha me anë të këtyre videove dhe fotove të montuara synon jo vetëm përhapjen e panikut, por edhe i nxit ato të mos besojnë tek stafet mjekësore dhe demoralizimin e tyre.
Gjithashtu, në njoftimin e tyre, deputetët i kanë bërë thirrje edhe Partisë Demokratike që të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj.
“Për këtë qëllim bazuar në Nenin 267 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë kemi vendosur të kallëzojmë penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook) të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit. Gjithashtu i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik” thuhet në njoftimin zyrtar.