Kreu i Partisë Demokratike ka dalë me një deklaratë puyblike në lidhje me situatën e krijuar në vend pas zyrtarizimit të lajmit se 10 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa ka rikujtuar skandalin e publikuar gjatë ditës nga përfaqësuesit e partisë që drejton në lidhje me shpërndarjen e maskave që kishin skaduar që prej vitit 2011.

Basha ka përshëndetur punën e mjekëve, ka denoncuar mungesat në spitale për masat mbrojtëse, ka denoncuar gjithashtu mungesën e një karantine për të cilën tha se vetëm ditën e djeshme është miratuar fondi për ngritjen e saj.

Basha kishte edhe një apel për mjekët dhe infermierët të cilëve iu kërkoi që të tregojnë pa ndrojtje dhe frikë se çfarë ju mungon dhe për çfarë kanë nevojë, ndërsa nuk la pa bërë edhe një apel ndaj qytetarëve që të ndjekin këshillat e dhëna nga specialistët dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mburoja e vetme kundër këtij virusi janë shërbimet shëndetësore të cilat po punopjnë me vetëmohim dhe në kushte të jashtëzakonshme. Pak orë më parë përfaqësuesit e PD denoncuan një skandal me 1 milionë e 20 mijë maska që janë shpërndareë të cilat kanë një pullë të mbivendosur e cila nëse hapet shikohet se data e skandencës së këtyre maskave është viti 2011. Është kriminale, ftoj Prokurorinë të hetojë pa humbur kohë. Ky akt është tregues i qartë se qeveria jo vetëm që është e papërgatitur por edhe e papërghjegjshmë.

Me maska të skaduara, pa mjete shëndetësore të domosdoshme stafi mjekësor rrezikon veten të parin, familjarët dhe pacientët. Kjo është papërgjegjshmëri totale, ndërkohë spitalet janë të papërgatitura për fluksin e pacientëve. Qeverria nuk e ka vënë ujin në zjarr për të marrë masat e duhura. Ekipet tona në terren në Tiranë dhe në rrethe kanë konstatuar gjendjen mjerane të tyre pa pajisjet minimale që janë maskat, syzet dhe bluzat higjenike. Qeveria ka harruar mijëra qytetarë që jetojnë në kushte të mjerueshme pas tërmetit të 26 Nëntorit që jetojnë në kushte ekstreme higjeno-sanitare, mungesa në ushqime.

U bëj thirrje mjekëve dhe specialistëve të flasin pa frikë dhe ndrojtje, të tregojnë publikisht se çfarë mungon dhe çfarë ju duhen, qeveritë shkojnë e vijnë ndërsa njerëzit mbeten. Të dashur qytetarë, shqipëria, ka mjekë të aftë për përballimin e situatës, detyra e qeverisë është të plotësojë kushtet dhe të lërë propagandën. Jam i bindur se nëse qeveria plotëson kushtet, mjekët tanë mund ta përballojnë këtë situatë. Ngritja e karantinës duhej të ishte gati, por është mësuar se fondi është miratuar vetëm një ditë më parë. Ne do vazhdojmë të mbajmë të përditësuar me informacionet që marrim dhe vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe kërkojmë llogari. Të ruajmë shëndetin tonë personal, të familjarëve dhe të shoqërisë duke ndjekur rekomandimet që janë bërë të njohura edhe botërisht nga OBSH