Kryeministri edi Rama ka reaguar pas skandalit të publikuar nga Partia demokratike që ministria e Shëndetësisë kishte shpërndarë 1 milionë e 200 mijë maska të skaduar.

Këtë e përsëriti edhe kreu i PD së pak minuta më parë në një dalje para mediavvee ndërsa Rama shprehet se maska e vetme e dëmshme janë ata që kërkojnë pushtet me shpifje, sharje, rrëmiujë

Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, sndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do tia dalë sepse shqiptarët sjanë vetëmshkruan Rama.

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë me një deklaratë puyblike në lidhje me situatën e krijuar në vend pas zyrtarizimit të lajmit se 10 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa ka rikujtuar skandalin e publikuar gjatë ditës nga përfaqësuesit e partisë që drejton në lidhje me shpërndarjen e maskave që kishin skaduar që prej vitit 2011

Basha ka përshëndetur punën e mjekëve, ka denoncuar mungesat në spitale për masat mbrojtëse, ka denoncuar gjithashtu mungesën e një karantine për të cilën tha se vetëm ditën e djeshme është miratuar fondi për ngritjen e saj

Basha kishte edhe një apel për mjekët dhe infermierët të cilëve iu kërkoi që të tregojnë pa ndrojtje dhe frikë se çfarë ju mungon dhe për çfarë kanë nevojë, ndërsa nuk la pa bërë edhe një apel ndaj qytetarëve që të ndjekin këshillat e dhëna nga specialistët dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë