Posta Shqiptare ka konfirmuar atë çka tha sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen urgjente të qeverisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Posta deklaron se sportelet do të mbyllen deri në një njoftim të dytë, ndërkohë që liston hapat që duhet të ndjekin të gjithë pensionistët për të marrë pensionin në shtëpi, pas asnjë kosto.

Reagimi i plotë i Postës Shqiptare

Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se:

Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.

Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe Nr.ID ose fotokopje të kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.

Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve.

Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni. Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!