Nga Mentor Kikia

Ky është demonstrimi i mungesës më skandaloze të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë qytetare. Njerëzit u lëshuan sot rrugëve, në shëtitje, në kënde lodrash, në kafene e në parqe, si në një ditë pikniku dhe argëtimi.
O njerëz, ishte dita kur duhej të mbylleshit në shtëpi, ju që nuk keni punë dhe ju që ju mbyllën shkollat. Ju, që qeveria ju la pushim për të mbajtur fëmijët, duhet të qëndronit në shtëpi e jo ti nxirrnit fëmijët shëtitje nga liqeni apo neper qendra tregtare.

E kuptoni çfarë shkalle ndërgjegjësimi kemi ne si shoqëri apo jo? Në Italinë fqinje po ndodh gjëma dhe ne rrezikohemi po njësoj, ndërsa reagimi qytetar është ZERO.

Pastaj bërtasim, “shteti, qeveria” Padyshim që shteti dhe qeveria kanë përgjegjësinë e vet, po ne ku e kemi përgjegjësinë tonë?
Do të mbytemi me pështymën tonë o njerëz, thërritini mendjes.