Koronavirusi ka vënë në lëvizje Kuvendin e Shqipërisë. Ambientet e Kryesisë së Kuvendit, të sallës së seancave plenare si dhe të parkut të autoveturave do t’i nënshtrohen në dezinfektimi të trefishtë, në kuadër të masave kundër virusit të ri që ka alarmuar botën.

Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një tender për dezinfektimin 3D të ambienteve. Dezinfektim 3D do të thotë dezinfektim, dezinfektim dhe deratizim. Përveç dezinfektimit, kompania duhet të ofrojë edhe shërbimin e menaxhimit dhe të heqjes së insekteve që brumbujt, pleshtat, mizat, zhapikët, milingonat, grerëzat, merimangat etj. Kompania do të ofrojë edhe dezinfektimin, që do të thotë eliminimin e të gjithë brejtësve që e dëmtojnë dhe infektojnë ambientet e Kuvendit.

Në dokumentet e tenderit thuhet se kompania duhet të duhet të paraqesë vërtetim për realizim me sukses të kontratave të mëparshme si dhe dëshmi për përvojën e mëparshme, të lëshuara nga një ent publik ose/dhe fatura tatimore të shitjes, ku të shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. Ndërkaq, pavarësisht masave drastike për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë normalisht punimet sipas axhendës së paracaktuar.

Nga ana tjetër, mungon bashkëpunimi politik për përballimin e situatës. Krahas qeverisë, Presidenti Ilir Meta ka ngritur një grup paralel ekspertësh për koronavirusin, ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha pretendon se janë shpërndarë maska të skaduara.