Vajza nga Skrapari, e cila një natë më parë u fut në Infektiv në Tiranë, ka rezultuar negative për Covid-19. E reja, e cila erdhi në Tiranë me bashkëshortin, pasi ishte vizituar tek doktoresha e saj në Skrapar, nuk ka koronavirus dhe mund të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj.

Një natë më parë, në një lidhje për emisionin “Open” çifti u shprehën se kishin temperaturë dhe kishin ardhur me makinën e tyre që ti nënshtroheshin analizës.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online.