Në territorin e Bashkisë së Shkodrës ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimi i ambienteve publike si shkolla dhe kopshte.

Pritet që të kryhet dezinfektimi i të gjitha institucioneve në varësi të qeverisjes vendore, institucioneve administrative, shkolla, kopshte e çerdhe, konvikte dhe qendra në territor.

DEZINFEKTIMI I INSTITUCIONEVE PUBLIKE NË BASHKINË SHKODËR

Në territorin e Bashkisë së Shkodrës ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimi i ambjenteve. Sipas urdhrit 230, date 10.03.2020 të kryetares së Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, do të kryhet dezinfektimi i të gjitha institucioneve në varësi të qeverisjes vendore, institucioneve administrative, shkolla, kopshte e çerdhe, konvikte dhe qendra në territor.Procedura shumë e rëndësishme e dezinfektimit, po kryhet sipas të gjitha standarteve profesionale, duke garantuar kështu efikasitet të plotë. Endri Haxhiraj, drejtues i procesit të dezinfektimit, thotë se puna do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjitha institucionet sipas grafikut të përgatitur nga Bashkia e Shkodrës.

Posted by Bashkia Shkodër on Tuesday, March 10, 2020