Specialistët e Inspektoratit të Shëndetit Publik kanë nisur dezinfektimin e ambienteve ku kanë ustruar aktivitetin dy personat e parë të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur për “Lexo.al” ndërsa në videon e mëposhtme, shihen punonjësit e ISHP që po kryejnë dezinfektimin në lokalin dhe lavazhin, në rrugën “Irfan Tomoni” ku babë e bir ushtronin aktivitetin, si një masë themelore për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, Silva Bino, shefe e Departamentit ëe Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Semundjeve Infektive në Institutin e Shendetit Publik, ka deklaruar masat e marra ne perpjekje te kufizimit te perhapjes se semundjes.

Ajo ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.“Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to” tha Bino.

Ajo beri me dije se jane gjurmuar edhe kontaktet e largëta. “Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin” tha Bino.