Mjeku i Urgjencës së QSUT Petrit Vargu i përvishet qeverisë pas konfirmimit të rasteve të para të koronavirusit në Shqipëri.

Të thamë blloko hyrje-daljet me Italinë. Por ti i di të gjitha dhe nuk të dëgjon. Të thamë që ky nuk është sistem karantinë. Por ti i di të gjitha or Zeus. Të thashë që në Han të Hotit nuk ke asnjë doktor dhe asnjë lloj kontrolli. Por ti më akuzoje indirekt për panik. Tani do themi të gjithë Ky është sistemi shëndetësor që na ke dhënë? Kjo është shëndetësia falas

Këto janë masat që ke marrë për ndalimin e përhapjes në Shqipëri? Këto janë masat që ke marrë për trajtimin e kësaj sëmundjeje? Kovid 19 nuk është tërmet që mund të bësh propagandë, përkundrazi është tërmet që i ul brekët propagandës shkruan mjeku Vargu