Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Shkodra dy tema mjaft të diskutuara të ditës që janë raporti praprak i Komisionit të Venecias për debatin e hapur në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, dhe zërat se ka pasur tentativa nga mazhoranca për të dialoguar me të pas tubimit të 2 Marsit.

Meta tha se Venecia e ka shkruajtur Kushtetutën e Shqipërisë dhe nuk do ta komentonte raportin e saj për aq kohë sa është koefidencial, ndërsa për tentativat e mazhorancës për dialog, ai zgjodhi ti komentonte duke thënë konsideratat e tij për ekipine Vlaznisë.

Raporti paraprak në lidhje me përplasjen me mazhorancën, ju jep në njëfarë mënyrë të drejtë ju, si e komentoni

Meta: Nuk mendoj se kjo është çështje e Venecias, sepse Venecia e ka shkruajtur Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo ka qenë edhe mbetet që prej 115 ditësh një çështje e drejtësisë të bëjë hetimet e duhura që askush të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin.

Venecia vendosi në favorin tuaj, është ky një sinjal pozitiv në kauzën tuaj Meta Nuk e komentoj sepse mbi dokument ka pasur një koefidencialitet, por unë po ju them se Kushtetutën tonë e ka shkruajtur vetë Venecia.

Ka pasur zëra se mazhoranca ka dërguar njerëz për të negociuar me ju, keni ndonjë koment

Meta Këtu kemi ardhur për të parë një spektakël të jashtëzakonshëm pasi Vllaznia shkëlqen në lojërat me dorë.

Presidenti Ilir Meta po ndjek nga afër ndeshjene basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës ndërsa deklaratat ai i bëri para pallatit të sportit Qazim Dervishi Ai u prit në hyrje të stadiumit nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi