Presidenti Ilir Meta ndodhet mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ku po ndjek sfidën mes ekipit të baskëtbullit të Tiranës dhe qytetit verior ndërsa bashkë me të në shkallët e tifozërisë ndodhet edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Meta ka zbritur në pistën e lojës në fillim të ndeshjes duke i dhuruar një tufë me lule njërit prej lojtarëve që kishte ditëlindjen ndërsa në tifozët kanë shpërthyer me fishkëllima dhe thirrjet “Rama Ik”.

Pak minuta më parë teksa po hynte në pallatin e sportit, Meta dha një prononcim për mediat ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për raportin paraprak të komisionit të Venecias dhe zërave se nga ana e mazhorancës ka tentativa për të dialoguar.

Meta tha se Venecia e ka shkruajtur Kushtetutën e Shqipërisë, ndërsa nuk është çështje e saj por e drejtësisë prej 115 ditësh, ndërsa për dialogun e shmangu duke dhënë vlerësimet e tij për ekipin e Vllaznisë.