Një grua rreth moshës 50 vjeç është nisur drejt QSUT për egzaminime pasi dyhsohet se është e infektuar me coronavirus. Top Channel shkruan se 50 vjeçarja me inicialet M.V nga Urza e Lushnjes është paraqitur fillimisht në spitalin e Lushnjes me simptoma të vështirësive në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Pas egzaminimeve të bëra në spitalin e Lushnjes është mbajtur në karantinë dhe pas një ore është nisur drejt QSUT-së në Tiranë.

50 vjeçarja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Padova, Itali dhe dyshimet paraprake tregojnë se ajo mund të jetë prekur nga Koronavirus.