Fotografitë prekëse të një çifti të moshuarish të cilët komunikojnë mes tyre nëpërmjet xhamit, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në karantinë për shkak të koronavirusit, vërteton se sa e fortë është dashuria. 60 vite të martuar, gjithmonë së bashku, por koronavirusi u bë shkak për ti ndarë ata.  

Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar brenda Qendrës së Kujdesit të Jetës në Kirkland, pas shpërthimit të koronavirusit. Banorët e bllokuar brenda objektit, gjenden në kushte të vështira shëndetësore, gjë që i bën ata më të prekshëm nga rreziqet e sëmundjes.

Gene Campbell 89 vjeç është bllokuar brenda Qendrës së Kujdesit të Jetës në Kirkland, në Washington State, ku disa banorë kanë vdekur nga Covid-19. Kjo nuk e ka ndaluar gruan e tij Dorothy 88 vjeçe, të përpiqet të jetë pranë tij. Të afërmit janë përpjekur të zbulojnë se çfarë mund të bëjnë për të dashurit e tyre , të cilët ndodhen aktualisht në karantinë pasi zyrtarët përpiqen të parandalojnë përhapjen e sëmundjes.

Dorothy, si të gjithë miqtë dhe familjarët e tjerë, ishte ndaluar të vizitonte bashkëshortin e saj prej 60 vitesh, kështu që ajo shkoi në dritaren e tij, ku ata panë njëri tjetrin përmes një xhami. Ndërsa Dorothy qëndronte në dritare, duke komunikuar nëpërmjet shikimeve, Charlie mbante një telefon, në mënyrë që ata të bisedonin me njëri-tjetrin.

Ndërsa në krah i qëndronte i biri, nga ana tjetër e xhamit qëndron bashkëshorti i saj, veshur uniformën e spitalit, me një buzëqeshje të ngrirë në fytyrë. Shprehja e paharruar e Dorothy mund të shihet e pasqyruar në xham, pasi çifti duket qartë që kanë ngulur shikimet tek njëri tjetri.

Djali i tyre, Charlie, i vjen në ndihmë të ëmës, teksa e mban përkrahu dhe nga ana tjetër ka telefonin prej të cilit dëgjohet zëri i babait të tij.