Deputeti i opozitës Kostaq Papa me fjalimin e tij është bërë njeriu më i komentuar në rrjet. Me gabime të shumta në të folur, me një gjuhë seksiste dhe jo etike, Papa tha në Kuvend se kishte respekt për gratë, fëmra i quan ai, por tradhtohej nga ato që thoshte.

Po ashtu deputeti tregoi se në rini kishte pasur dhe kaçurrela dhe u mburr me faktin se femrat kur kanë qenë në krah të tij, kanë pirë më shumë uiski se ujë.

“Të gjithë duhet të jemi pak genelman pas kanë ndodhur disa gjera me fëmrat periudhën e kaluar. Fëmrave duhet tu kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është për këto dhe aq më tepër për fëmrat, se pse në rininë të gjitha fëmrat që më janë afruam mua, ku kisha dhe kaçurrela, ku kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski dhe pije të mira sesa ujë“ u shprep Papa në Kuvend.