Disa prej pronave të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit do të kalojnë përdorim të policisë. Deri tani gjykata ka vendosur pro sekuestrimeve të bëra nga OFL.

Sandër Lleshaj/ Paketa e re ligjore që u miratua dje, synon që një pjesë të rëndësishme të aseteve që do të sekuestrohen e konfiskohen për shkak të thellimit të luftës ti vërë në dispozicion të vetë Policisë së Shtetit për të rritur kapacitetet për modernizimin e saj, por dhe për motivimin e personelit. Dhe kjo gjë do të ndodhë.

Deklarata e ministrit Lleshaj u bë gjatë fjalës në ceremoninë e dhurimit të 7 makinave të policisë nga Gjermania