Është grabitur farmacia e bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka. Sipas AbcNews, persona ende të paidentifikuar janë futur në farmaci dhe kanë marrë medikamente që kapin vlerën e 35 milionë lekëve të vjetra. Farmacia e grabitur ndodhet në Papër të Elbasanit.

Të njëjtat burime shtojnë se ngjarja ka ndodhur para 10 ditësh dhe është mbajtur e fshehtë nga policia. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.