Kthimi i dekretit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nuk do të shqyrtohet nga Kuvendi deri sa të thotë fjalën e saj Komisioni i Venecias. Kjo u tha nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili u shpreh se do të dekreti i kthyer nga Meta nuk do të diskutohet dhe sa shqyrtohet në Kuvend pasi do të respektohet deri në fund opinionin i Venecias, i cili pritet të jap opinionin përfundimtar më 22 mars.

‘Deri në marrjen e Opinionit përfundimtar zyrtar nga Komisioni i Venecias dekreti i rikthyer nga Presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias’ tha Balla

Presidenti Ilir Meta ktheu dekretin që i heq atij të drejtat për ceremoninë e betimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese në tubimin e 2 marsit, para njerëzve të mbledhur në shesh. Ai firmosi në ‘zyrën’ e tij jashtë Presidencës dhe para ‘sovranit’ dekretin e parë që rrëzon sipas tij anti-kushtetueshmërinë në vend dhe lufton ‘grushtin e shtetit’ .

Meta kërcënoi se nëse ky dekret nuk merret seriozisht nga Kuvendi, atëherë ai do të shkojë në Parlament së bashku me popullin dhe do të firmosë dekretin e tij të dytë, atë të shpërndarjes së tij.

Përtej kërcënimeve, Meta nuk ka asnjë të drejtë Kushtetuese për të shpërndarë Parlamentin. Ndërsa Komisioni i Venecias publikoi sot draft raportin dhe është në pritje të komenteve të palëve, Kuvendit dhe Presidentit, për shqyrtim deri më 20 mars që do të paraqiten në raport. Raporti përfundimtar publikohet më 22 mars.