Përkujtojmë sot në ditën e lindjes Qemal Draçinin. Qemal Draçini ishte kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë e i prozës dhe mësues shqiptar. Lindi në Shkodër, më 6 mars 1922.

Ndoqi studimet në Firence për juridik, 1941 – 43. Më 1945 punoi si mësues i letërsisë, ekonomisë politike dhe drejtësisë në Tiranë, në institutin “Donika Kastrioti”

Pastaj vazhdoi edhe në Shkodër në Gjimnazin e Shtetit, ndërsa më vonë në Mininstrinë e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Sterjo Spassen.

U arrestua më 1946 mbas lëvizjes së Postribës. Vdiq në burg nga torturat më 10 tetor 1947. Dosjet e deklasifikuara të operacionit BGFIEND tregojnë se Qemal Draçini preu damarët, pasi pa dëshminë e shkruar me gjak të Musine Kokalarit.

Foto Arkiv Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës©️