Të gjithë të rinjtë e qarkut Shkodër që duan të nisin nga fillimi një biznes me ide inovative që lidhet me agroturizmin tashmë e kanë një mundësi të tillë. Kjo falë një projekti të organizatës GO2 që e ka në bashkëpunim me bashkinë Vau Dejës dhe shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Qëllimet e projektit dhe këtë mundësi për të rinjtë i prezantoi drejtuesja e GO2 Eltjana Shkreli



Në dispozicion janë angazhuar kapacitete njerëzore, mjedise dhe teknologji profesionale, të favorshme për ekzekutimin e këtij projekti mes GO2 bashkisë Vau Dejës dhe shkollës “Hamdi Bushati”