Anti KÇK (kap çfarë të kapësh) nga sot është tashmë një paketë ligjore, e cila u miratuar pas diskutimeve në seancën plenare të Kuvendit.

Me 89 vota pro, 3 abstenim dhe 17 kundër, Kuvendi ka kaluar paketën ligjore AntiKÇK, që do të veprojë me një fuqi 1 vjeçare deri më 31 dhjetor.

Megjithatë gjatë diskutimeve në parlament u la të kuptohej se afati i saj edhe mund të zgjatej në kohë, por kjo do të shihej gjatë zbatimit të saj në vazhdimësi.