Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se presidenti i Republikës nuk mund të shpërndajë dot Kuvendin, por kuvendi, mund të shkarkojë kreun e shtetit, duke e shpjeguar këtë si ndarje të kompetencave.

“Kushtetuta dhe rregullorja i kanë të përcaktuara rastet kur presidenti mund ti drejtohet Kuvendi. Republika e Shqipërisë është e pastër. Presidenti i Republikës i zgjedhur në atë detyrë nga Kuvendi e di shumë mirë këtë mungesë të së drejtës së presidentit për të pasur këtë lloj qasje në raport me Kuvendit.

Kuvendi mund ta shkarkojë presidentin. Presidenti i vjen anash Kuvendit për ta shkarkuar. Presidenti duhet të kuptojë se është një person nën hetim për shkelje të kushtetutës” tha Balla.